Celebrities Gossip Magazine

Më në fund Kim Kardashian tregon arsyen e vërtetë se pse u nda nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West!

Kim Kardashian ka folur hapur për jetën e saj romantike! Themeluesja e SKIMS, 44 vjeç, u shfaq në episodin e 15 tetorit të podcast-it të Alex Cooper, “Call Her Daddy”, ku foli për anën “toksike” të marrëdhënies së saj me reperin.

Kam një problem që mbaj mend vetëm të mirat, Jam një person që fal shumë, por që kur jam divorcuar, nuk kam dalë më me dikë në atë mënyrë që të kem një lidhje toksike.

u shpreh Kim për lidhjet e saj të kaluara.

Ajo shtoi se me moshën ka ardhur edhe një qasje më e matur ndaj marrëdhënieve:

Mendoj se kur rritesh, thjesht nuk e toleron më atë lloj sjelljeje. Nuk ke më kohë.

Divorci i Kim dhe Kanye u finalizua në nëntor të vitit 2022, pasi ajo kishte paraqitur kërkesën për ndarje në fillim të vitit 2021, pas martesës së tyre në vitin 2014. Lidhja e saj e vetme e gjatë dhe publike pas Kanye-s ishte me Pete Davidson, nga tetori i vitit 2021 deri në gusht të 2022-shit. Më vonë në episod, ajo foli më gjerësisht për shkatërrimin e martesës së saj me Kanye, 48 vjeç.

Njerëzit mund të thonë se kishte shenja dhe ndoshta unë nuk po i kushtoja vëmendje. Mendoj se kur dikush përjeton për herë të parë një krizë mendore, ti dëshiron të jesh mbështetës, do ta ndihmosh ta kuptojë çfarë po ndodh, të jesh aty për të. Është shumë e vështirë të vazhdosh një marrëdhënie që mund të jetë toksike. Kur ke fëmijë, është shumë më e vështirë të largohesh sesa të qëndrosh. Dhe kjo ndryshon përgjithmonë jetën e të gjithëve, shtoi ajo.

Por në fund, Kim tha se ajo donte të jepte një shembull pozitiv për fëmijët e tyre, North, 12 vjeç; Saint, 9 vjeç; Chicago, 7 vjeç dhe Psalm, 6 vjeç, duke u larguar nga bashkëshorti i saj dhe babai i tyre.

Kur shëndeti im mendor fillon të ndikohet dhe nuk mund të jem prind në mënyrën e duhur, nuk mund të jem e pranishme dhe e përqendruar, atëherë dikush duhet ta bëjë. Duhej ta shpëtoja veten për të qenë një nënë më e mirë për të gjithë dhe mendoj se kur të rriten, do ta kuptojnë dhe do ta shohin të gjithën.

Duke reflektuar mbi martesën me reperin, ylli i “The Kardashians” nuk e quan atë një dështim, por ajo thotë:

Një marrëdhënie që ka zgjatur mbi një dekadë dhe ka sjellë në jetë katër fëmijë të mrekullueshëm, nuk është një dështim,

-tha ajo. Sa i përket pikës së krisjes në martesë, Kim përmendi daljet publike të Kanye-s kundër nënës së saj, Kris Jenner dhe motrave të saj, mungesën e ndjenjës së sigurisë dhe vendimet e paqëndrueshme financiare të reperit.