Kim Kardashian ka folur me sinqeritet për jetën e saj pas ndarjes nga Kanye West, gjatë një interviste në podcastin “Call Her Daddy”. Ylli i reality show-t rrëfeu sfidat si nënë beqare dhe keqkuptimet publike që lidhen me marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin dhe fëmijët e tyre – North (12 vjeç), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6).
Ajo theksoi se gjithmonë është përpjekur të ruajë një imazh pozitiv për babain e fëmijëve të saj, pavarësisht polemikave.
Kam zgjedhur të mos reagoj ndaj akuzave dhe gjithmonë them gjëra të mira për të para fëmijëve
-u shpreh Kim.
Megjithatë, Kardashian ndau një moment prekës me vajzën e saj të madhe, North, e cila i kishte thënë se e di që ajo shpesh qan fshehurazi.
North më tha se duhet ta lë dhimbjen të shkojë dhe madje më sugjeroi të kem një të dashur
-tregoi Kim me emocion.
Kjo bisedë, sipas saj, i hapi sytë për të kuptuar se fëmijët e saj nuk duhen mbrojtur nga çdo e vërtetë.
Nuk kam pse t’i mbroj aq shumë. Tani dua t’i përgatis për jetën reale dhe për gjërat që mund të lexojnë për ne në internet
Kardashian foli edhe për fundin e martesës me reperin, duke pranuar se përpiqej ta mbështeste gjatë periudhës kur ai përballej me probleme të shëndetit mendor.
E doja dhe doja ta ndihmoja, por kur pashë që nuk kishte motivim për të ndryshuar, e kuptova që duhej të largohesha
Sa i përket prindërimit, Kim tha se fëmijët e saj kanë një rutinë të qëndrueshme dhe të shëndetshme, ndërsa marrëdhënia me babanë e tyre mbetet e hapur.
Unë gjithmonë do t’i lejoj të shohin babanë e tyre. Ka pasur periudha që ai nuk ka kontaktuar për muaj të tërë, por unë kurrë nuk i kam mbajtur fëmijët larg tij
-deklaroi ajo.
Në fund të intervistës, Kim hodhi poshtë zërat për një lidhje me Tom Brady, duke theksuar se nuk ka ndërmend të flasë publikisht për jetën e saj romantike.
Nuk jam ajo që do të përfshihem në drama online. Aktualisht jam e fokusuar vetëm te fëmijët e mi dhe lumturia jonë,”