Gossip Showbiz

“Nuk duhet t’u thuash…” Nicole Kidman flet për vajzat dhe zbulon nëse do t’i shohim një ditë në ekran!

Aktorja e njohur Nicole Kidman ka folur hapur për vajzat e saj dhe mundësinë që ato një ditë të ndjekin hapat e saj në botën e aktrimit.

Në një intervistë për People, fituesja e Oscar u pyet nëse vajzat e saj, Sunday Rose Kidman Urban (17 vjeç) dhe Faith Margaret Kidman Urban (14 vjeç), mund të shfaqen ndonjëherë në ekran së bashku me të.

Megjithatë, Kidman theksoi se nuk dëshiron të vendosë për të ardhmen e tyre.

Nuk mund të përgjigjem për to. Kur fëmijët rriten dhe bëhen gra të reja, nuk duhet t’u thuash kush janë apo çfarë duhet të bëjnë. Janë ato që duhet të tregojnë vetë se kush janë

-u shpreh ajo.

Pavarësisht kësaj, aktorja pranoi se do të dëshironte t’i kishte vajzat pranë sa herë që është në punë.

Do të doja shumë t’i kisha gjithmonë me vete. Ato më thonë shpesh: ‘Mami, nuk mund ta bësh këtë’. Por për mua nuk ka rëndësi. Unë thjesht dua t’i kem pranë, sepse janë pjesë e imja dhe dashuritë e mia më të mëdha

-shtoi ajo.

Nicole Kidman ka dy vajza me bashkëshortin e saj, këngëtarin e muzikës country Keith Urban.

Ndërkohë, nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Tom Cruise, ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë të adoptuar, Isabella Jane Cruise dhe Connor Cruise.