Gossip Showbiz

Nicole Kidman ndihet “e rifreskuar dhe optimiste” pas divorcit nga Keith Urban?

Nicole Kidman, 58 vjeç, duket se po gjen qetësi dhe energji pozitive pas përfundimit të divorcit nga këngëtari Keith Urban, 58. Çifti njoftoi ndarjen e tyre pas 19 vitesh martesë në shtator 2025, dhe divorci u finalizua më 6 janar në një gjykatë të Nashville.

Sipas burimeve pranë saj, Nicole po fokusohet në kohën me dy vajzat e tyre, Sunday, 17, dhe Faith, 15, dhe po planifikon vitin e ri me projekte profesionale.

Nicole kalon shumë kohë me vajzat e saj. Ajo e do kohën familjare

-tha një burim për People.

Aktorja ka kaluar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në Australi dhe tashmë është rikthyer në Nashville, duke u përqendruar në rutinën e përditshme me fëmijët e saj.

Ajo gjithashtu ka ndarë një foto të gëzuar nga udhëtimi i saj në Amerikën e Jugut, duke shkruar:

Më pëlqeu të eksploroja Çilen.

Përveç fokusit tek familja, Kidman po përgatitet për një vit profesional të ngarkuar.

Një nga projektet kryesore është xhirimi i vazhdimit të filmit të saj dhe Sandra Bullock, “Practical Magic”, që pritet të dalë në shtator.

Ajo mbështetet shumë te miqësia me Bullock dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të ngushta me Jennifer Aniston, e cila gjithashtu është mikeshë e Bullock.

Sipas dokumenteve të divorcit, Nicole do të ketë kujdestari kryesore për vajzat e tyre, duke i pasur për 306 ditë në vit, ndërsa Keith për 59 ditë.

Nuk do të ketë pagesë mujore të mbështetjes financiare për fëmijët, pasi sipas një klauzole, Keith e kishte parapaguar këtë detyrim.

Çifti ka rënë dakord të mos flasin negativisht për njëri-tjetrin ose familjet e njëri-tjetrit dhe të inkurajojnë vajzat të mbajnë marrëdhënie të shëndetshme me të dy prindërit.

Pas sfidave të martesës, Nicole duket se po nis një kapitull të ri, të qetë dhe optimist, duke shijuar kohën me familjen dhe duke u përqendruar në projekte që i japin kënaqësi profesionale dhe personale.