Një mjek paditi administratorin e një grupi në Whatsapp pasi nuk duronte dot më “mesazhet bezdisëse që i shpenzonin kohën”. Doktori nga Arabia Saudite tha se i vinin mesazhe të “padobishme” në një grup ku e kishin shtuar pasi ishte kthyer nga Haxhi në Mekë. Gjithsesi, ekspertët ligjorë në Arabinë Saudite mendojnë se kjo çështje do të hidhet poshtë nëse paditësi nuk vërteton që ka pasur pasoja negative.