Gossip Showbiz

“Nuk e besoja që ishte e mundur”Claire Danes zbulon emrin e vajzës së saj dy vite pas lindjes dhe flet për ‘krizën emocionale’!

Claire Danes ka surprizuar publikun duke zbuluar për herë të parë emrin e fëmijës së saj të tretë, më shumë se dy vjet pasi e solli në jetë.

Aktorja e njohur, e cila u bë nënë në moshën 44-vjeçare, e ndau këtë detaj intim gjatë një interviste të fundit në podcastin “Good Hang” të Amy Poehler.

Gjatë paraqitjes së saj, 46-vjeçarja zbuloi se vajza e saj quhet Shay, duke shtuar se po shijon maksimalisht jetën me foshnjën, të cilën e përshkroi si “jashtëzakonisht argëtuese” dhe me një botë të sajën plot ëndrra.

Më pëlqen t’i shoh fëmijët e vegjël kur kërcejnë dhe hidhen. Shay është shumë ëndërrimtare, shpesh lëkund kokën sikur po kërcen dhe unë mendoj: ‘Kjo është fantastike’

-u shpreh Danes me humor dhe butësi.

Aktorja ka edhe dy djem me bashkëshortin e saj, aktorin Hugh Dancy: Cyrus, 13 vjeç, dhe Rowan, shtatë vjeç. Çifti është i martuar që prej vitit 2009 dhe njihet për jetën e tyre familjare larg zhurmës së mediave.

Megjithatë, Danes pranoi se shtatzënia e tretë nuk ishte aspak e lehtë emocionalisht. Ajo rrëfeu se përjetoi një “krizë të fortë” dhe shpërtheu në lot të pakontrollueshëm kur mësoi se ishte sërish shtatzënë në të 40-at.

Nuk e dija që ishte fizikisht e mundur

-tha ajo, duke kujtuar se për lindjen e fëmijës së dytë kishte kaluar dy raunde fertilizimi in vitro.

Në bisedë, aktorja ndau edhe një detaj prekës: ajo ka qëndisur rroba të personalizuara për secilin nga tre fëmijët e saj, si një mënyrë intime për t’u lidhur me ta.

Një tjetër moment interesant ishte rrëfimi për një shoqe të ngushtë, e cila, sipas Danes, kishte parashikuar shtatzëninë “surprizë” përmes një ëndrre profetike.

Rrëfimi i aktores është pritur me shumë reagime pozitive nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar sinqeritetin dhe mënyrën e hapur se si ajo flet për amësinë, frikërat dhe gëzimet që e shoqërojnë.