Claire Danes dhe Hugh Dancy kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë. Megjithëse është e paqartë se kur lindi foshnja, çifti u fotografuan së fundmi me foshnjën rrugëve të New York-ut. Bashkë-aktorët e “Evening” janë prindër të djemve Cyrus, 10-vjeç dhe Rowan 4-vjeç. Dancy dhe fituesja e “Golden Globe” janë së bashku që nga viti 2006. Ylli i “Law & Order” i propozoi partneres së tij në vitin 2009, teksa u martuan në Francë në po atë vit.
Ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë në vitin 2018, aktorja fituese e shumë çmimeve pranoi se mezi priste të pushonte. Ajo u tha gazetarëve në një shfaqje të “Homeland” në atë kohë:
Shumë shpejt do të tërhiqem për pak kohë dhe thjesht do të shijoj shtatzëninë.
Duke e krahasuar atë me shtatzëninë e saj të parë, ajo e quajti atë një “luks të madh”.