Celebrities Live From Tirana

“Nuk e pëlqen fare Kristin…”/ Flet miku i Krusitës: I njoh tipet e meshkujve që ka qenë e lidhur…

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.#lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”, për të komentuar banorët dhe dinamikat e “BBV” dhe jo vetëm. E teksa e njeh që të vogël dhe është mik i mirë i Krusitës, ai komentoi afrimitetin e banores me Kristin.

E kam parë afrimitetin me Kristin. Kristi po përpiqet me Stelinën, Brikenën i ka ardhur radha me Krusitën. Po përpiqet e do kartën e romancës. Është elokuent. Krusita nuk e pëlqen, nuk është opsion, e njoh mjaft mirë, njoh shijet e saj, tipet e mashkullit që ka qenë më parë sepse e ka shumë shoqe. Unë nuk mendoj që do shkonte as me Mateon.

Ndërkohë, ai tregoi edhe disa foto të vjetra të tij, duke na zbuluar edhe të vërtetën e ndryshimeve drastike që ka bërë në jetën e tij.