Health & Beauty

Nuk është vrapi, ja se cili është ushtrimi që djeg më shumë kalori!

Edhe pse vrapi aktivizon shumë muskuj dhe kërkon energji të madhe, ka aktivitete të tjera që mund të djegin po aq ose edhe më shumë kalori, sidomos kur bëhen me intensitet të lartë. Sasia e kalorive që digjen nuk varet vetëm nga ushtrimi, por edhe nga pesha e trupit, kohëzgjatja dhe niveli i lodhjes gjatë aktivitetit. Një nga metodat që rekomandojnë ekspertët është stërvitja me intervale me intensitet të lartë (HIIT), e cila kombinon shpërthime të shkurtra aktiviteti shumë të fortë me pushime të shkurtra.

Kjo mënyrë stërvitjeje mund të rrisë ndjeshëm metabolizmin dhe të bëjë që trupi të vazhdojë të djegë kalori edhe pas përfundimit të ushtrimit. Edhe aktivitete si kërcimi me litar, noti, çiklizmi apo ushtrimet që përfshijnë gjithë trupin mund të jenë shumë efikase, sepse aktivizojnë shumë grupe muskujsh njëkohësisht.

Mjekët theksojnë se ushtrimi më i mirë nuk është domosdoshmërisht ai që djeg më shumë kalori në teori, por ai që mund të bëhet rregullisht pa lodhje të tepërt ose dëmtime. Për disa persona, ecja me ritëm të shpejtë ose ushtrimet me peshë mund të japin rezultate më të mira në afatgjatë se vrapi, sepse janë më të lehta për t’u mbajtur si rutinë. Konsistenca dhe kombinimi i aktivitetit fizik me ushqim të shëndetshëm mbeten faktorët më të rëndësishëm për formën fizike dhe shëndetin.

Ndërkaq, një studim i ri, është marrë me pyetjen e vjetër: A na shtyjnë ushtrimet fizike të hamë më shumë apo, në fakt, e zvogëlojnë oreksin tonë? Hulumtimi vëzhgoi burra dhe gra që ishin fizikisht joaktivë, duke zbuluar se ata që ushtroheshin, e pas të cilëve u shërbehej një drekë e pasur, “nuk e tepruan me ushqimin”, por as nuk e anashkaluan ëmbëlsirën apo të merrnin porcione më të vogla. Në studim morën pjesë 24 burra dhe gra, të moshës nga 18 deri në 55 vjeç, të cilët kishin peshë të tepërt trupore dhe në fillim nuk ishin shumë aktivë. Çdo mëngjes ata hanin mëngjes, e pastaj ecnin me ritëm të shpejtë në shiritat për vrapim ose ngrinin pesha për 45 minuta.