Celebrities Live From Tirana

“Nuk flas me prindërit e mi”- Ish banorja e BBV, Alexandra trondit me rrëfimin!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte ish-banorja e “BBV”, Alexandra. Në një rrëfim si kurrë më parë, ajo foli për jetën e saj, njohjen me bashkëshortin e raportin me prindërit.

Marrëdhënia ime me prindërit më prek, nuk kemi fare komunikim. Kanë ndërhyrë në mosmarrëveshje që kam pasur me burrin. Nuk i kam qejf njerëzit kur ndërhyjnë në jetën time. Jemi zënë shumë keq, nuk flasim me njëri-tjetrin.

Jam edhe pak kokëfortë, kur nuk kam gabime, nuk jam person që ulem shpejt. Mbase me kalimin e kohës do flasim. E vuaj shumë, ku ka si nëna. Kur kam dalë pas “BBV” kanë tentuar të më kontaktojnë. Më nisën mesazh, iu përgjigja. Unë jam person që fal shumë, po i jap kohë vetes time. Nuk është se nuk i dua, më mungojnë jashtë mase, por tani dua qetësinë time. Takohen me fëmijët, jemi shumë afër njëri-tjetrit.

Çfarë do i thoshte sot atyre?

I kam mërzitur shumë, jam shumë e fortë dhe do jem edhe më e fortë sepse jam vajza e tyre.