Celebrities Live From Tirana

Si kurrë më parë, rrëfehet ish-banorja e “BBV”, njohja me bashkëshortin dhe planet në Shqipëri!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte ish-banorja e “BBV”, Alexandra. Në një rrëfim si kurrë më parë, ajo foli për jetën e saj, njohjen me bashkëshortin e raportin me prindërit.

Hyra në “BBV” të tregoja për veten time, kush është Alexandra. Kam treguar disa pjesë, kam diskutuar me banorët e tjerë. Ka qenë ideja e bashkëshortit të hyja, jo e imja, ai më shtyu. Pasi dola ishte i pari që telefonova, mos u mërzit më tha. E shijova aq sa qëndrova, është ndryshe nga jashtë dhe ndryshe kur je brenda.

Lidhur me banorët, ajo u shpreh:

Stenaldo dhe Kristi më kanë pëlqyer shumë, janë shumë të zgjuar edhe mënyra si diskutojnë. Marrëdhëniet me vajzat shumë të mira, kam qenë shumë miqësore me të gjithë.

Sa i përket bashkëshortit dhe planeve për t’u rikthyer në Shqipëri, ajo tha:

Kemi plan të lëvizin nga Anglia në Shqipëri, duam të kthehemi këtu, dua të hap një biznes këtu.

Qëkur jam njohur me burrin të dy kemi thënë që duam 4 fëmijë. Më ka mbajtur si një mbretëreshë, e dua shumë faleminderit që më suporton. Kam pasur shumë momente të vëshira në jetë, por sakrificat që kemi bërë ia kemi dalë.