Love & Sex

Nuk i durojnë dot komplimentet por gratë e kësaj shenje të zodiakut ‘nuk jetojnë dot’ po nuk flirtuan!

Disa shenja të zodiakut nuk e fshehin natyrën e tyre joshëse dhe flirtuese, madje as në ambientet e punës. Kur ndihen të tërhequr nga një koleg, ata nuk e humbasin kohën dhe e shprehin interesin e tyre përmes shikimeve, buzëqeshjeve apo komenteve. Për ta, flirtimi është një lojë elegante e tërheqjes, dhe shpesh sjell energji pozitive në ambientin e punës. Por kujdes: nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh kur shenja të caktuara e kalojnë vijën e profesionalizmit.

Ndërkaq, gratë që i përkasin shenjës së Binjakëve më së shumti joshen nga meshkujt e turpshëm dhe të tërhequr. Gratë e kësaj shenje janë të ‘etura’ për argetim, ato nuk jetojnë dot po nuk flirtuan por ndonjëherë lajkat te ato shpesh mund të kenë ndikim krejtësisht të kundërt. Në të vërtetë, gruaja “binjake” nuk i duron dot shumë komplimentet, sepse është mjaft e sigurt në vetvete edhe pa to, prandaj meshkujt do të jenë të detyruar t’i qasen në ndonjë mënyrë tjetër dhe interesante. Është një grua që rrezaton siguri të tepërt tek partneri çka bëhet edhe më interesante.

Është vështirë ta bëni për vete, por njëherë kur e arrini këtë, ajo bëhet krejtësisht e juaja. Të gjithë kanë kufij të ndryshëm në një marrëdhënie. Për disa njerëz, edhe ndjekja e një ish-it në rrjetet sociale konsiderohet jashtë kufijve, ndërsa të tjerë nuk e kanë problem që partneri i tyre të ketë një llojë marrdhënie me ish-in. Por një zonë që është paksa gri është flirtimi. Flirtimi mund të duket në mënyra të ndryshme për njerëz të ndryshëm “i papërshtatshëm” në një marrëdhënie. Pyetja është si duhet të silleni kur dikush tjetër flirton me partnerin? Përpiquni të kontrolloni emocionet dhe nëse jepni përgjigjen e duhur, do të dilni me sukses nga kjo situatë.