Gossip Showbiz

“Nuk ka marrëdhënie korrekte jashtë…”Deklarata e fortë e Selin për Mirin dhe bashkëshorten e tij!

Një deklaratë e fortë nga Selin ka rikthyer në qendër të vëmendjes raportin e saj me Mirin, duke shkaktuar debate të reja mes banorëve brenda shtëpisë. Komenti i saj ngriti dyshime për marrëdhënien që Miri ka jashtë formatit me partneren e tij, duke nxitur reagime të shumta.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Selin u shpreh se disa nga sjelljet dhe qëndrimet e Mirit gjatë kohës në shtëpi e kanë bërë të vërë në pikëpyetje raportin e tij jashtë. Sipas saj, mënyra se si ai është sjellë ndaj saj në situata të ndryshme ka ndikuar drejtpërdrejt në perceptimin që ajo ka krijuar.

Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte

-u shpreh Selin, deklaratë që menjëherë ndezi diskutime mes banorëve.

Reagimet në shtëpi kanë qenë të ndara: disa banorë kërkuan më shumë sqarime për këtë pretendim, ndërsa të tjerë preferuan të mos përfshihen në komentet për jetën personale të tij jashtë formatit.

Nga ana tjetër, Miri ka qenë i prerë që në fillim të qëndrimit të tij, duke theksuar vazhdimisht se raporti me Selinën është vetëm familjar.

Ai ka deklaruar se e konsideron atë si vajzën e tij dhe ka mohuar çdo nënkuptim tjetër për marrëdhënien mes tyre.