Aktualitet

Nuk ka surpriza, vranësira e shira edhe sot!

Vendi ynë sot ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Në pjesën e parë të ditës, moti vijon me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Pas orëve të mesditës, mot i vranët në pjesën më të madhe të territorit, si edhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet janë në periudha afatshkurtra, me intensitet deri dhe të lartë.

Era fryn me drejtim juglindje-verilindje e me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, fryn me shpejtësi deri në 19 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do është i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
9/21
Re shi diell

Kukës
8/17
Re shi diell

Lezhë
8/22
Re shi diell

Dibër
7/15
Re shi diell

Durrës
8/23
Re shi diell

Tiranë
11/24
Re shi diell

Elbasan
10/24
Re shi diell

Berat
9/25
Re diell

Vlorë
12/24
Re shi diell

Korçë
7/14
Re diell

Gjirokastër
9/22
Re diell

Sarandë
9/22
Re shi diell