Aktualitet Politikë

“Nuk ka Zot që ndal Ilir Metën”/ Presidenti reagon me 2 mesazhe të njëpasnjëshme në rrjet

Presidenti Ilir Meta ka publikuar 2 mesazhe në rrjete sociale.

Ai thotë se nuk ka Zot që e ndal atë të reagojë kundër padrejtësive, shkeljeve të Kushtetutës dhe dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë.

Postimi i Ilir Metës:

Nuk ka Zot që e ndal Ilir Metën të reagojë kundër padrejtësive, shkeljeve të Kushtetutës dhe dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë!

Ndërsa në një tjetër mesazh, Presidenti Ilir Meta thotë se nuk e duan në Krye të Shtetit dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, e ata që synojnë ndryshimin e kufijve të Kosovës e janë pro “Ballkanit të Hapur”.

Postimi i Ilir Metës:

Nuk më duan President dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synonte ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro “Ballkanit të Hapur”.