Celebrities Gossip Music Showbiz

“Nuk kam fare zë…”/Zayn Malik anuloi koncertin në minutën e fundit!

Ylli i muzikës pop Zayn Malik anuloi në minutën e fundit paraqitjen e tij në Newcastle, gjë që zhgënjeu shumë fansa. Me anë të një deklarate në Instagram artisti i ka kërkuar falje të sinqertë fansave duke shkruar: “Më vjen shumë keq që e bëj këtë, por sonte nuk kam fare zë dhe pa të nuk ka performancë. Më vjen shumë keq që ju bëra këtë, veçanërisht në minutën e fundit. Unë shpresoja deri në minutën e fundit. Shpresoj të rikthehem nesër në skenë, ju dua të gjithëve”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zayn Malik (@zayn)

Në kuadër të turneut “Stairëay to the Sky”, ai performoi në Londër, Manchester, Leeds dhe Wolverhampton dhe brenda pak ditësh duhet të përfundojë turneun në Edinburg. Megjithatë, fansat që ishin të pranishëm në sallën e koncerteve në Newcastle mbetën të hutuar kur u thanë se koncerti ishte anuluar.

Shumë prej tyre kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke pyetur veten nëse këngëtari 31-vjeçar është mirë. Sipas mediave të huaja, ky është edhe turneu i tij i parë solo që kur u largua nga grupi “One Direction” në vitin 2015. Ndërkaq, pasi u njoftua lajmi për vdekjen e Liam Payne, këngëtari shtyu turneun në SHBA.