Gazetarja e njohur, Ledjona Xheladinaj, shpërtheu së fundmi në një postim në Instastory, ku shkruante se si i janë neveritur rrjetet sociale. Shkak ishte bërë mënyra se si disa persona e ‘shesin jetën si përrallë online’, por në të vërtetë ankohen se nuk iu del rroga deri në fund të muajit.
Më është neveritur çdo rrjet social. Vetëm fasada, shfaqje luksi e mashtrimeee!!! Të njëjtët që shesin jetën si përrallë online, në realitet ankohen se nuk iu del rroga deri në fund të muajit. Boll me këtë gënjeshtër kolektive aman…
Ps: mos lini asnjë reply ose reacted se jam me nerva.
Pas këtij postimi, Ledjona ka bërë një tjetër reagim po në Instastory. Kësaj radhe ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” zbulon se pas statusit të parë i kanë bërë ‘unfollow’ në profilin e saj në Instagram.
Më paskan bërë UNFOLLOW pas statusit. Hey SIRI si i thonë shqip ‘Nuk na plas hiç’?