E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj. Në këtë intervistë me Ronaldo Sharkën, Ledjona ka folur më shumë për aksidentin që i ndodhi vetëm pak kohë më parë, partnerin e saj, por po ashtu ka dhënë disa komente edhe për banorët e këtij viti të BBV4…
Si ndodhi aksidenti?
Kam qenë duke shkuar në Dibër. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, për të bërë një xhirim me atë borën që kishte rënë. E mora motorrin vetë dhe terreni i vështirë bëri që të rrëzohesha dhe të pësoja një dëmtim pak të rëndë në shtyllën kurrizore. Ishte motorr bore për atë terren ku po shkoja, ka qenë punë sekondash por që bëri dëmtim të madh. Të them të drejtën nuk dua ta kujtoj sepse kam qenë në panik se mendova se mbeta e paralizuar se nuk po i ndieja këmbët. Ka qenë kohë e keqe, binte borë, shi. U deshën 30 minuta që të shkoja në spital në Peshkopi, për shkak të kohës së keqe. Kjo e vështirësoi më shumë gjendjen time shëndetësore dhe psikologjike. Është e rëndësishme që ta përballojmë e të bëhemi të fortë, por kur e sheh veten në atë gjendje, është pak e vështirë. Më pas më është dashur të transportohem direkt tek Spitali i Traumave dhe aty kam marrë ndihmën mjekësore dhe gjej rastin t’i falënderoj bluzat e bardha.