Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj, ka shpërthyer së fundmi në një reagim të saj në rrjetet sociale. Gazetarja e njohur ka bërë një postim në Instastory, ku ka shkruar për fenomenin që ndodh pikërisht në rrjetet sociale, ku njerëzit tregojnë vetëm anën e bukur dhe në realitet ankohen se nuk iu del rroga në fund të muajit.
Ajo shprehet se i ‘është neveritur çdo rrjet social’, pasi sipas saj, në to ka vetëm ‘fasada, shfaqje luksi dhe mashtrime’. Ledjona shkruan se të njëjtët persona që e shesin jetën si përrallë online, ankohen në realitet.
Më është neveritur çdo rrjet social. Vetëm fasada, shfaqje luksi e mashtrimeee!!! Të njëjtët që shesin jetën si përrallë online, në realitet ankohen se nuk iu del rroga deri në fund të muajit. Boll me këtë gënjeshtër kolektive aman…
Ps: mos lini asnjë reply ose reacted se jam me nerva.