Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Nuk u treguan mikpritës, janë të frikësuar…”/Bruno Shemsho për hyrjen e Gjestit: 10 hapa para në lojë e ka çuar…

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Bruno Shemsho, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Unë nuk mund ta analizoj Gjesti sepse nuk e shoh si një lojtar që ka nevojë për analizë. Fjalori i tij është shumë i thjeshtë, nuk ka nevojë që ti të mendohesh shumë gjatë. Nga banorët e tjerë unë mendoj që ishte gabim shumë i madh fakti që e sulmuan që në hyrje të tij, treguan që nuk janë aspak mikpritës edhe janë të frikësuar në këtë rast nga Gjesti. Një konkurrent i cili vjen nga BBVK dhe kjo lloj frike dhe duke i dhënë këtë vëmendje Gjestit e ka çuar atë 10 hapa para në lojë dhe disi i ka lënë në hije të gjithë shtëpinë. 

Më tej Bruno shtoi gjithashtu se:

Nëse futesh në komente do të thonë kthejeni kamerën nga Gjesti sepse unë mendoj që është efekti i turmës, i masës në momentin që ti shikon 50 komente që janë vetëm për Gjestin në çdo lloj video-je do vijnë edhe 50 të tjerë pa e ditur se për çfarë po komentojnë.