Aktualitet Zgjedhjet 2025

Numërohen 344/508 kuti në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të, diferencë 28 mijë vota me PD!

Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 344 kuti votimi nga 508 që janë gjithsej.

Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PS-ja ka një diferencë prej rreth 28 mijë votash.

E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 10 mandate, kurse Partia Demokratike 4.

Deri në orën 17:45 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2902 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka 51 mandate, pasi ia mori Partisë Mundësia mandatin e dytë.