Mbikëqyrësi shtetëror i medias ruse, ‘Roskomnadzor’, ka bërë me dije se platforma Instagram do të bllokohet për shkak të nxitjes kundër ushtarëve rusë. Lajmi vjen pasi kompania mëmë, Meta, ka njoftuar më herët se do t’i lejonte përdoruesit në disa vende të drejtonin thirrje kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ushtarëve rusë.

Kjo lëvizje e kompanisë u sqarua që do të ishte e përkohshme dhe se shkelte rregullat e brendshme të politikës së kompanisë kundër gjuhës së urrejtjes. Nga ana tjetër, ‘Meta’ specifikoi se nuk do t’i lejonte thirrjet kundër civilëve rusë. Në përgjigje të ndryshimit të politikës së Meta-s, Rusia u drejtoi thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndalojnë “aktivitetet ekstremiste” të gjigantit të mediave sociale.
Pas luftës që ka nisur mes Ukrainës dhe Rusisë gjithçka ka ndryshuar. Shumica e shteteve jo vetëm në Europë por në të gjithë botën përveçse kanë dënuar sulmin e Rusisë nga Ukrainës, kanë vendosur edhe shumë sankisione të cilat godasin shtetin rus. Jo vetëm shtetet por edhe kompanitë e mëdha që kanë shtrirje shumë të gjerë në mbarë botën jo vetëm në fushën ekonomike por edhe ato tregtare, kinematografike, muzikore, platforma të rrjeteve sociale por edhe shumë të tjera janë distancuar nga Rusia me qëllim për ta dënuar vendin për sulmin ndaj Ukrainës
Zbuloni se cilat janë këto kompani duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, asnjë armëpushim në ditën e 17-të të luftimeve në Ukrainë. Trupat ruse vazhdojnë përparimin në disa qytete. Mariupol është rrethuar plotësisht e ka bombardime në jug të vendit, në Mykolaiv në Detin e Zi, në veri të Krimesë dhe forca të armatosura me artilieri të rëndë i janë afruar Kievit. Përveçse në kryeqytet ku janë dëgjuar edhe shpërthime, sirenat e alarmit ranë gjithashtu në Leopoli, Cherasky e Kharkiv. Një magazinë ushqimesh të ngrira mori flakë në rajonin e Kievit, për shkak të bombardimeve.