Sport

Nxori Partizanin jashtë Final Four, Gvozdenoviç: Ja çfarë më pëlqeu dhe çfarë jo tek Elbasani/ Brdariç: Një ditë e mirë për Vllazninë, kapëm vendin e dytë

Elbasani nxori Partizanin jashtë Final Four. Verdhebluve u mjaftoi 1 pikë ndaj Vllaznisë, për të marrë vendin e katërt.

Pas ndeshjes, Ivan Gvozdenoviç deklaroi:

“Jemi në vend të katërt, kemi dhe 1 javë dhe gjithçka është e hapur.

Nga fillimi, 20 minuta, nuk kishte ritëm. Pastaj jam kënaqur pas golit, por jo direkt. Ndoshta 20 minuta, skuadra reagoi. Jam i mërzitur për mënyrën si shënoi Shkodra. Sot ishte ndeshje shumë e rëndësishme, për të mos humbur. Nga fillimi i pjesës së dytë shënoi Shkodra dhe ishim të nervozuar, kjo nuk më pëlqeu. Pastaj çunat reaguan mirë, jam shumë i kënaqur me Gjonin. Goli i tij i parë, por në 3 javët e fundit ka punuar shumë mirë në stërvitje.

Ishte agresive Shkodra, por nuk kishte shumë hapësira. Luhej për kundërsulm dhe ne ishim me kujdes për pasin e fundit sepse nëse humbnim topin, ata do rrezikojnë. Për këtë ishim me kujdes.

Ishte rezultatin 0-1, nuk kishim çfarë të humbnim. Qose para ndeshjes kishte problem me mesin dhe nuk ishte 100%, por prapë luajti. Vendosëm për ndërrime kokë më kokë dhe ishim mirë”, u shpreh Gvozdenoviç.

LEXO EDHE: Sa shumë surpriza dhe vetëm 5 gola të shënuar, ja të gjitha rezultatet e javës së parafundit të Superiores

Vllaznia mori një pikë të artë kundër Elbasanit duke u ngjitur kështu në vendin e dytë të Superiores.

Pas kësaj sfide foli trajneri i shkodranëve, Tomas Brdariç. “Ke të drejtë, për ne është një ditë e mirë, kapëm vendin e dytë, ishte një ndeshje e fortë, ishte shumë nxehtë, ndeshje me shumë ndalesa, me zor e kapëm ritmin, na u rrit konfidenca në pjesën e dytë. Pësuam një gol nga krosi, por duhet të mbrohemi më mirë, por në fund të ditës jam i lumtur për këtë ndeshje kundër Elbasanit, fokusin e kishim te ndeshja jonë dhe jo tek të tjerët.

Ishim të përgatitur për dy opsione që të dilnim mirë, Elbasani mbrojti mirë se kur luanim me topa të gjatë shkonin pas shpinës tyre, minutat e para kishim probleme por më pas e rikuperuam dhe dolëm më mirë, normale mund të rikuperojmë por disa situata mund ti bëjmë më mirë.

Pas ndeshjes me Dinamon është e vështirë, por bëmë një ndeshje të mirë, jemi ok me këtë barazim dhe mënyrën se si luajtëm. Pikë së pari të bësh një presing në këto kushte është e vështirë, u tërhoqëm pak, duhet të ktheheshim më mirë, patëm raste të dyfishonim me Dodën, por nuk arritëm të shënonim, duhet ti kalonim këto, të kalonim kroset se e dimë që kanë cilësi, me pak fat mund të fitonim sot”, deklaroi ai.