Aktualitet

“O mashtrusa…”, vlonjatin e lënë nervat e hyn forcërisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Vlorë!

Tensione dhe incidente sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, informon se një qytetar hyri me forcë në sallën ku po zhvillohej takimi dhe me tone të larta e akuza kërkoi llogari për prishjen e banesës së tij, në rrugën që lidh Portin e Vlorës me atë Transballkanike.

Të gjithë mashtruesa jeni! Kujt i thua avash? Pse ça do bësh? Mashtrusa jeni, kemi 5 vjet që kërkojmë lekët tona. Ulu aty dhe vetëm dëgjo! Jam vlonjat e s’ka shanse në botë…. dërgo njërin te mua, ndryshe do e zgjidhim bashkë, njerëz të pamoralshëm, u shpreh ndër të tjera qytetari i irrituar.

Banori nuk ka marrë dëmshpërblimin në lidhje me prishjen e banesës së tij, për hapjen e projektit që lidh Transballkaniken me portin. Me ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë Vlorë, u shoqërua jashtë sallës.