Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Global Citizen dhe Lady Gaga këtë të dielë do të bëjnë të mundur transmetimin e një koncerti prej 8 orësh online.
E gjitha kjo do të jetë një shenjë falenderimi për të gjithë ata mjekë dhe infermierë që janë në frontin e parë të luftës kundër Koronavirusit. Koncerti do përfshijë 100 artistë dhe do mund të ndiqet nga ora 8 e mbrëmjes të së dielës e deri në orën 4 e mëngjesit të së hënës.
“Ne jemi vërtetë të ndarë por ky solidarizim nuk ka qenë asnjëherë më i rëndësishëm” -thanë përfaqësues së Global Citizen në një deklaratë.
Koncerti ‘The One World” që do të mund të ndihet live në internet dhe do të ketë yje të ndryshëm që nga Rolling Stones e deri tek Billie Eilish. Nuk do të mungojnë as figura të rëndësishme të muzikës si Elton John, Tayloë Swift, Lady Gaga, Mick Jager e dhjetra të tjerë.
Ata që do të drejtojnë live spektaklin do të jenë moderatorët: Jimmy Kimmel, Jimmy Fallon, Stephen Colbert apo Oprah Winfrey.