Gossip Showbiz

Ola kërcënon Gjestin gjatë debatit të tyre?

E marta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 solli një përplasje të ashpër mes Olës dhe Gjestit, që përshkallëzoi në një incident të pazakontë.

Pas një serie përplasjesh me Olën dhe Vserlon, Gjesti, i zemëruar, reagoi në mënyrë drastike duke hedhur vezë në kokë të dyve.

Situata u tensionua më tej kur Ola, e revoltuar, e kërcënoi hapur Gjestin, duke thënë:

Bashkë do flasim, pse ti mendon që kur të dalim nga këtu do të shkosh në ndonjë planet tjetër?

Kjo deklaratë ka ngjallur debate të shumta ndërmjet banorëve dhe ndjekësve të spektaklit, duke u konsideruar një formë kërcënimi të drejtpërdrejtë.

Kërcënimet dhe sjelljet agresive janë të ndaluara sipas rregullave të Big Brother VIP Albania.

Tani na mbetet të shihet se si do të veprojnë banorët e nëse tensionet mes tyre do të vazhdojnë.