Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
OpenAI + Jony Ive
OpenAI + Jony Ive = Një kompjuter që s’ka asnjë buton, por të lexon shpirtin
Jony Ive – ai që i bëri iPhone-it pamjen që ti e mbron me tre shtresa mbrojtëse – bashkohet me OpenAI! Dhe jo për të dizajnuar ndonjë app. Po për të rishpikur kompjuterin. Krejt. Nga e para.
Microsoft është aty, Apple po i bie murit me kokë, ndërsa Sam Altman thotë: “Kemi bërë AI që shkruan poezi, tani do bëjmë edhe paisjen që e lexon!”
Jony, që bëri iMac-un, iPod-in, iPhone-in, iPad-in… pra, nëse një gjë ka ‘i’ para, ai e ka bërë! Tani po krijon një “familje pajisjesh” që ndoshta do të jenë: pa ekran, pa tastierë… pa mëshirë.
Prototype-i? Sam thotë: “Është teknologjia më COOL që ka parë ndonjëherë njerëzimi!” – që do të thotë: ose është një mrekulli… ose është një toaster që të bën ChatGPT me gjalpë.
Apple humbi 2% në bursë sapo doli lajmi. Dhe kjo është pika ku ti e kupton që OpenAI nuk po bën thjesht një kompjuter. Po bën një fe të re.