Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
E mbani mend atë app-in që të fuste në filma Hollywood-i brenda 5 sekondash? Po, atë që të bënte aktor, regjisor dhe pak cringe në të njëjtën kohë… u mbyll. Jo sepse ishte keq—por sepse ishte shumë e shtrenjtë për të qenë kaq “qejf”.
Kompania OpenAI vendosi të mbyllë Sora AI vetëm 6 muaj pasi e nxori publikisht. Dhe jo, nuk ishte ndonjë teori konspirative për të marrë të dhënat tona… thjesht po digjte rreth 1 milion dollarë në ditë. Në ditë. Praktikisht çdo video që bëje ti duke fluturuar mbi New York, dikush në backend po qante me faturat.
Unë vetë e provova—ishte qejf, ishte “fun”, ishte ajo ndjesia që sheh një video dhe thua: “kjo s’bën sens… por më pëlqen.”
Problemi? Njerëzit nuk e përdorën aq sa pritej. Filloi me rreth 1 milion përdorues dhe ra në 500 mijë. Pra nga “wow revolucion” në “eh, e lashë për më vonë”—që në teknologji është mënyra më elegante për të thënë “mbaroi”.
Ndërkohë, konkurrenca si Anthropic po fitonte terren me produkte më praktike për biznes, si Claude Code. Me pak fjalë: ndërsa ne bënim video duke vrapuar me dinosaurë, të tjerët po bënin para reale.
CEO-ja Sam Altman mori vendimin klasik brutal: “kill it, move on”. Dhe madje Disney, që kishte planifikuar investim gjigant, e mori vesh pothuajse në moment të fundit. Pra imagjino të zgjohesh në mëngjes me plan për bashkëpunim… dhe në darkë të thuhet “fshije nga memorja”.
Mësimi? Në botën e AI, nuk fiton ai që duket më cool… por ai që bën më shumë sens financiar.
Dhe Sora? Ishte si ajo festa shumë e bukur… që zgjati pak, por u kujtua gjatë.