Një operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj greke solli sekuestrimin e 5 mjeteve lundruese. 4 persona u prangosën, mes tyre edhe dy të mitur 17 dhe 15 vjeçarë. Sipas policisë, operacioni nisi në fshatin Shendëlli dhe vijoi edhe në pjesën greke të kufirit deri në Korfuz.