Bota

Operacioni i ri i Izraelit në Gaza, zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Ndërhyrja kërkon zhvendosjen e shumicës së banorëve në territor!

Operacioni i ri ushtarak në Rripin e Gazës, i njoftuar sot, kërkon zhvendosjen e brendshme të “shumicës” së banorëve palestinezë në territor, njoftoi gjenerali i brigadës, Effie Defrin, zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

 “Operacioni përfshin një ofensivë në shkallë të gjerë dhe zhvendosjen e shumicës së popullsisë së Rripit të Gazës jashtë zonës së luftimeve”, tha Defrin.

Pothuajse të gjithë banorët e Rripit të Gazës janë zhvendosur vazhdimisht që nga fillimi i luftës gati 19 muaj më parë. Enklava ka mbetur nën një bllokadë të rreptë nga Izraeli për më shumë se dy muaj.

Kryeministri izraelit thotë se forcat e IDF nuk do të nisin bastisje dhe më pas të braktisin territorin, “por të kundërtën”.

Plani përfshin shpërndarjen e ndihmave, megjithëse furnizimet nuk do të lejohen ende.

Zyrtari izraelit tha se plani ofensiv i miratuar rishtazi do të zhvendosë popullsinë civile të Gazës drejt jugut dhe do të parandalojë që ndihma humanitare të bjerë në duart e Hamasit.

Të dielën, Kombet e Bashkuara hodhën poshtë atë që e quajtën një plan të ri për shpërndarjen e ndihmave në ato që i përshkruan si qendra izraelite.