Aktualitet

Opozita diskuton Vetting-un në politikë

Opozita ka ngritur grupe pune për të diskutuar 4 pikat e platformës që kryetari Basha shpalli në Elbasan, përfshirë Vetting-un e politikës. Në përfundim të mbledhjes së sotme të PD-së e LSI-së, Koordinatori Ervin Salianji, akuzoi Maxhorancën se nuk e do Vetting-un. Sipas tij, “Vettingu në politikë ecën paralelisht me atë në Drejtësi dhe nuk e shmang”, – tha Salianji, i cili konfirmoi se “Nuk ka negociata Opozitë-Maxhorancë”.