Në Maqedoni, Opozita vendosi të tërhiqet nga thirrjet drejtuar qytetarëve për të marrë ose jo pjesë në Referendumin e 30 Shtatorit lidhur me Marrëveshjen me Greqinë për Emrin. Sipas Kryetarit të VMRO-DPMNE/së, Hristijan Mickovski populli duhet të vendosë vetë dhe partia e tij do të pranojë çdo vendim. Por, pavarësisht këtij qëndrimi, Mickovski la të kuptohet se është kundër referendumit, ndërsa Marrëveshjen me Athinën e cilëson “antikombëtare”.