Ekipet e shpëtimit po kërkojnë disa persona që dyshohet të jenë bllokuar nga një ortek në një resort skish në alpet zvicerane. Zyrtarët konfirmuan se orteku u raportua në zonën e Crans-Montana. Mediat vendase flasin për rreth 12 persona të zhdukur. Moti në këtë zonë është ngrohur ditët e fundit dhe ka bërë që dëbora të shkrihet duke shkaktuar edhe ortekun.