Presidenti i Asamblesë së OSBE-së George Tsereteli dhe Sekretari e Përgjithshëm i saj, Roberto Montella po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë. Delegacioni zhvilloi takime me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Kryetarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Në lidhje me protestën e opozitës nesër, ata thanë se shpresojnë që ajo do të jetë paqësore dhe demokratike.