Health & Beauty Lifestyle

Osteoporoza, 6 shenja paralajmëruese që trupi juaj po ignoron dhe si t’i shmangni?

Osteoporoza njihet si “sëmundja e fshehur e kockave”, pasi shpesh zbulohet vonë, kur dëmet janë të mëdha dhe të vështira për t’u rikuperuar. Ekspertët paralajmërojnë për disa shenja që mund të tregojnë fillimin e kësaj sëmundjeje.

Ndjesia e humbjes së gjatësisë trupore mund të jetë një tregues i parë, pasi kolapsi i vertebrave shkakton pakësim centimetresh të dukshëm.

Dobësimi i kockave të nofullës mund të çojë edhe në rënie të dhëmbëve, ndërsa një qëndrim i shtrembër ose shfaqja e një gungë në shpinë sinjalizon problemet në kolonën vertebrale.

Faktori gjenetik luan një rol të madh: 80% e masës kockore përcaktohet nga trashëgimia familjare.

Masa e pakët kockore dhe frakturat e shpeshta, edhe nga rrëzime të vogla, janë tregues të qartë se kockat janë dobësuar.

Ekspertët këshillojnë marrjen e kalciumit përmes ushqimeve të pasura si perimet e gjelbra, vezët, mëlçia, peshku dhe disa djathëra, si dhe të Vitaminës D për forcimin e kockave. Kufizimi i stresit dhe i pijes së gazuar, sidomos të sheqerosurave, ndihmon gjithashtu.

Aktiviteti fizik është çelësi: 15-30 minuta ushtrime çdo ditë stimulon densitetin kockor dhe ndihmon në parandalimin e osteoporozës. Konsultimi me mjekun mbetet thelbësor për diagnostikimin dhe trajtimin e saktë.