Aktualitet

OTE konfirmon shitjen e Telekom Albania për 50 milion euro

Shitja e kompanisë së telefonisë celulare “Telekom Albania” u finalizua për 50 milionë euro te “Albania Telecom Invest”. Shoqëria ka aksionerë biznesmenin e fuqishëm bullgar, Spas Roussev dhe Elvin Gurin, sipërmarrës shqiptar i mirënjohur në Bullgari. Lajmi u konfirmua nga “OTE” në Greqi, që kontrollon “Telekom Albania”-n. Sipas Shefit Ekzekutiv të këtij grupi, Majkëll Camaz, “ky është vendim strategjik”. Sipas Camaz-it, blerësit e rinj do të rrisin pozitat e kompanisë në tregun shqiptar.