Gossip Showbiz

Owen Cooper, 15-vjeçari që pushtoi Emmy-t, merr dedikim nga Robert De Niro?

Ylli i ri i serialit “Adolescence”, Owen Cooper, ka fituar zemrat e publikut dhe kritikëve që në moshën 15-vjeçare. Performanca e tij si Jamie Miller në miniserialin e Netflix i solli çmimin Emmy për “Aktorin më të mirë në rol dytësor”, duke u bërë një nga emrat më premtues të kinemasë së re.

Pas fitores, Cooper mori një mesazh të veçantë nga legjenda e Hollywood-it, Robert De Niro, i cili i dërgoi një shënim të shkruar me dorë:

Paç fat në të ardhmen. Qëndro i përulur.

Aktori adoleshent udhëtoi drejt Los Angeles-it me prindërit e tij, Andy dhe Noreen, për të marrë trofeun.

Shpallja e çmimit nga Sydney Sweeney u shoqërua me një përqafim të ngrohtë dhe duartrokitje në këmbë nga publiku, ndërsa Owen triumfoi mbi emra të mëdhenj si Javier Bardem.

De Niro ka qenë mbështetës i tij që në hapat e parë. Dyshja u takuan në mars në “BBC One Show”, ku aktori legjendar e këshilloi:

Mendoj se ke nisur shumë mirë. Vazhdo, qëndro larg telasheve dhe do të shkëlqesh.

Krijuesi i serialit, Stephen Graham, ka treguar se në audicionin e parë të Cooper i tha nënës së tij:

Ai është Robert De Niro i ardhshëm.

Një tjetër gjest simbolik erdhi nga Jake Gyllenhaal, i cili i dhuroi Owen-it një “rosë me fat”, të njëjtën që ai kishte marrë përpara nominimit për Oscar me filmin “Brokeback Mountain”.

Me një karrierë që sapo ka nisur dhe mbështetjen e figurave ikonike të kinemasë, Owen Cooper po shihet tashmë si një nga aktorët e rinj më të talentuar dhe më premtues të Hollywood-it.