Ylli i serialit “Adolescence”, Owen Cooper, surprizoi publikun dhe moderatorin Jimmy Fallon gjatë një interviste në “The Tonight Show” të martën, ku shprehu hapur pakënaqësinë e tij ndaj ushqimeve dhe ëmbëlsirave amerikane.
Aktori 15-vjeçar nga Cheshire, Angli, nuk u përmbajt kur u pyet nëse po e shijonte kohën në SHBA.
Një gjë që e urrej në Amerikë janë çokollatat dhe karamelet. Janë thjesht të tmerrshme – vetëm Cheetos dhe gjëra të tilla. Sinqerisht, i urrej
-tha Cooper.
Për të mbështetur mendimin e tij, ai solli një shportë me ëmbëlsira britanike në studio, përfshirë Maltesers, Monster Munch dhe fruta, duke pretenduar se “këto janë ëmbëlsira të vërteta”.
Përveç humorit rreth ushqimeve, Cooper zbuloi edhe një moment emocionues nga jeta e tij profesionale.
Ai rrëfeu se kishte marrë një mesazh surprizë nga vetë Leonardo DiCaprio.
Stephen Graham (bashkë-ylli i tij në ‘Adolescence’) më dërgoi një video dhe aty ishte Leonardo DiCaprio, i cili tha: ‘Hej Owen, jam një fans i madh i serialit’. Nuk e besoja!
Owen, i cili vjen nga një lagje në Warrington, fitoi rolin e Jamie në serialin “Adolescence” mes 500 aplikantëve – një arritje e madhe për të, pasi ky ishte roli i tij i parë dhe vjen nga një familje pa asnjë lidhje me industrinë e filmit.