Showbiz

Owen Cooper, adoleshenti që bëri histori në Emmy, mund të jetë Robini i ardhshëm në “The Batman”?

Vetëm pak ditë pasi u bë 15-vjeçari i parë që fitoi një çmim Emmy, Owen Cooper po shihet si një nga yjet e rinj më premtues të Hollywood-it.

Protagonisti i miniserialit të Netflix “Adolescence” është përfolur gjerësisht si kandidati kryesor për rolin e Robinit në vazhdimin e shumëpritur të filmit “The Batman” me Robert Pattinson.

Regjisori Matt Reeves ka lënë të kuptohet se është i impresionuar nga talenti i Cooper. Pas premierës së “Adolescence”, ai deklaroi:

Shfaqja e tij më ndikoi vërtet

-duke ndezur zërat se adoleshenti mund të jetë partneri i ardhshëm i Kalorësit të Errët në ekran.

Ndërkohë, fansat e DC kanë shpërthyer në rrjete sociale, duke e quajtur aktorin e ri “Robini perfekt”.

Megjithatë, pavarësisht suksesit, Cooper vazhdon të mbajë një jetë të zakonshme. Ai është rikthyer në shkollë dhe ka theksuar se arsimi mbetet prioriteti i tij kryesor.

Madje, sipas mediave të huaja, ai ka refuzuar një rol në “Star Wars: Starfighter” përkrah Ryan Gosling dhe Amy Adams, vetëm që të mos humbiste një semestër shkollor.

Historia e tij po shërben si frymëzim për të rinjtë: një djalë i zakonshëm që me talent dhe përkushtim po pushton Hollywood-in, pa harruar rrënjët dhe përgjegjësitë e përditshme.

Nëse zërat për rolin e Robinit rezultojnë të vërtetë, Cooper pritet të hyjë në një kapitull të ri madhështor të karrierës së tij.