Pas testit të parë të bërë në spital, pacienti zero në Shqipëri ka rezultuar negativ me Covid-19 ndërkohë që pas 48 orësh do të mbahet një test i dytë i cili nëse gjithashtu rezulton negativ tregon për shërimin e plotë të tij.
Bëhet fjalë për 28-vjeçarin nga Puka i cili më 26 shkurt u kthye me makinë private nga Italia drejt Shqipërisë dhe u konfirmua bashkë me të atin se ishin të infektuar me Koronavirus.
Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook. Kujtojmë se deri tani ka 55 persona të prekur me Covid-19 në vendin tonë, mes tyre 2 viktima. 9 prej të infektuarve janë mjekë dhe infermierë 1 nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga Spitali “Shefqet Ndroqi”.