Një londinez që paguan 1,400 dollarë në muaj për të jetuar në apartamentin më të vogël në një lagje milionerësh, ka zbuluar problemin e vërtetë me shtëpinë e tij. Cesar Mendez, 47 vjeç, jeton në një hapësirë prej 11.7 metrash katrorë, por pavarësisht madhësisë së tij të vogël, vendndodhja e tij luksoze në Kensington, që do të thotë se vlera e saj është rreth 250,000 dollarë. Qiramarrësi thotë se apartamenti i tij i vogël meriton shpenzime prej 1,400 dollarësh në muaj, për shkak të vendndodhjes së afërt me muzeun e historisë natyrore dhe pamjeve të familjes Mbretërore.

Edhe pse apartamenti ofron pak ose aspak hapësirë, vendasi i Tenerife-s është i bindur se është madhësia perfekte për të, por ka një problem. Cesar tha se bëhet e vështirë të mbahet i rregullt dhe mungesa e lavatriçes gjithashtu rezulton të jetë një sfidë. Ai tha: “Vendndodhja është e jashtëzakonshme por ka përparësi dhe disavantazhe, nuk ka lavatriçe, kështu që më duhet të marrë rrobat për t’i larë”.
“Për mua është mirë. Nuk jam shumë i gjatë, kështu që është në rregull. Problemi i vetëm është se duhet ta mbash të pastër gjatë gjithë kohës. Nëse nuk është i rregullt, nuk ka hapësirë dhe çmendesh. A ke parë ndonjë apartament tjetër nën 12 metra katrorë? Nëse do të kisha një të dashur, do të ziheshim gjatë gjithë kohës sepse është një vend kaq i vogël”. Ai shtoi se, për shkak të qendrës së tij në kryeqytet, ai sheh rregullisht anëtarë të familjes Mbretërore duke kaluar me makinë, të shoqëruar nga autokolona policie. ‘Të kesh Hyde Park pesë minuta larg apartamentit është e mrekullueshme. Unë punoj edhe në Mayfair dhe më duhen dhjetë deri në 15 minuta për të shkuar në punë me biçikletë”- vazhdoi Mendez.
Apartamenti u nxor në shitje së fundmi me një çmim prej 230,000 dollarësh, për shkak të vendndodhjes së tij të dëshirueshme.