Teksa dita e madhe e dasmës së tyre afrohet, Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez kanë zgjedhur bregdetin mahnitës të Kroacisë për të kaluar ditët e fundit si të fejuar.
Çifti, që është në qendër të vëmendjes për dasmën që po quhet “dasma e shekullit”, mbërriti në brigjet kroate në fillim të qershorit.
Dy jahtet e tyre luksoze, “Koru” dhe anija shoqëruese “Abeona”, u fotografuan të ankoruar në marinën e Kastelas, sipas raportimeve të Index.hr.
Udhëtimi i çiftit nisi më 10 qershor, me ndalesë në ishullin Hvar ku darkuan në një nga restorantet më të njohura pranë Stari Grad.
Më pas, ata vijuan drejt ishullit Korçula. Gjatë lundrimit, Bezos dhe Sanchez janë parë të lumtur e të përkushtuar, duke ndarë çaste plot dashuri dhe përkëdhelje mbi kuvertë.