Aktualitet

Panairi i karrierës në Universitetin Politeknik/42 kompani ofrojnë vende pune dhe praktika për studentët!

Studentët e Universitetit Politeknik të cilët janë të interesuar për një vend pune apo edhe për praktika mësimore i janë drejtuar sot panairit të punës i ngritur në ambientet e korpusit qendror të universitetit.

Të rinjtë e interesuar patën mundësi të dorëzonin CV-të dhe të intervistoheshin nga përfaqësuesit e 42 kompanive pjesëmarrëse.

Jam e interesuar për intership por edhe ndonjë punë sepse jam viti i dytë dhe dëshiroj të filloj, u shpreh një studente.

Më intereson intershipi por edhe punësimi, tha një student tjetër.

Mundësinë për tu punësuar duket se kanë studentët më të mirë, ndërsa praktikat mësimore kërkohen më së shumti nga studentët e viteve të para dhe të dyta ku nevoja për eksperiencë është edhe më e madhe.

Ne ofrojmë intershipe për studentët dhe njohuri rreth materialeve inxhinierike, tha një pjesëmarrëse.

Ballafaqimi i studentëve me tregun e punës është një ndër praktikat më të mira të universiteteve, pasi i jep mundësi atyre të përshtatin kurrikulat me nevojat që ka tregu për të përgatitur të rinjtë të aftë për punë.