Sport

Panucci tregon arsyet pse hodhi në gjyq ish-presidentin Nishani

Trajneri italian i kombëtares shqiptare shpjegon padinë ndaj ish presidentit Nishani. Një ditë para ndeshjes me Izraelin, Panucci doli në konferencë për shtyp ku sqaroi dhe arsyen.”Njerëzit duhet të flasin me edukatë. Janë punët e mia personale, nuk ka rëndësi nëse flas apo jo me presidentin Duka,” u shpreh tekniku i kuqezinjve. Në lidhje me ndeshjen, e cila do të luhet nesër, Panucci shpreson që të fitojë, pasi sic tha ai ekipi është i përgatitur. “Në dy ndeshjet e fundit kemi bërë jo pak eksperimente ndaj këtë herë zgjodha eksperiencën e tyre” tha Panucci.