Aktualitet

Parashikimi i motit, e hënë 22 dhjetor 2025!

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare herë pas here. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Mjegulla është e pranishme në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/sek, ndërsa në det valëzimi do të jetë i ulët, i forcës 1 ballë.