Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë 16 shtator 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë qarkullimit anticiklonar shoqëruar me masa ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti vijon i kthjellët dhe me orë të plota me diell, por nuk mungojnë vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore gjatë orëve të mesditës.

Era fryn me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Hera-herës në zonat luginore dhe në bregdet pritet të arrijë shpejtësi 9 m/sek, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
19/31
Diell

Kukës
16/31
Diell

Lezhë
17/31
Diell

Dibër
16/31
Diell

Durrës
19/32
Diell

Tiranë
20/32
Diell

Elbasan
19/33
Diell

Berat
17/33
Diell

Vlorë
21/31
Diell

Korçë
14/28
Diell

Gjirokastër
15/33
Diell

Sarandë
21/31
Diell