Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Reshjet e herëpashershme të shiut janë të pranishme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në verilindje e juglindje e pjesërisht në zonën perëndimore, kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Gjatë orëve të pasdites, reshjet e shiut bëhen me intensitet të ulët e më shumë të karakterit lokal në jug, ndërsa në verilindje, në lartësitë mbi 800-1000 metër bie borë me intensitet të ulët.
Era fryn me drejtim kryesor verilindje e me shpejtësi 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, fiton shpejtësi deri 12 m/s, me valëzimin në det të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
0/4
Re diell
Kukës
4/11
Re shi/borë diell
Lezhë
4/13
Re diell
Dibër
0/2
Re shi/borë diell
Durrës
7/17
Re diell
Tiranë
7/17
Re diell
Elbasan
6/16
Re diell
Berat
6/16
Re diell
Vlorë
9/17
Re diell shi
Korçë
3/7
Re shi/borë diell
Gjirokastër
4/13
Re diell shi
Sarandë
8/14
Re diell shi