Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit pa përjashtuar vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare e kryesisht në relievet malore të territorit. Vranësirat e dendura shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash në relievet malore, në mesditë deri pasdite.
Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, era arrin shpejtësi 9 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
17/33
Diell re
Kukës
14/32
Diell re
Lezhë
18/32
Diell re
Dibër
15/30
Diell re
Durrës
18/33
Diell re
Tiranë
21/34
Diell re
Elbasan
17/34
Diell re
Berat
17/34
Diell re
Vlorë
19/32
Diell re
Korçë
15/29
Diell re
Gjirokastër
16/34
Diell re
Sarandë
20/31
Diell re