Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët e me orë të plota me diell, si dhe me alternime vranësirash të pakta e hera-herës deri mesatare kryesisht nga orët e mesditës deri të pasdites në relievet kodrinore-malore të territorit.
Era fryn me drejtim juglindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina, era fiton shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
17/31
Diell
Kukës
15/30
Diell
Lezhë
18/29
Diell
Dibër
13/29
Diell
Durrës
18/32
Diell
Tiranë
19/30
Diell
Elbasan
17/31
Diell
Berat
15/32
Diell
Vlorë
18/30
Diell
Korçë
13/27
Diell
Gjirokastër
13/32
Diell
Sarandë
19/29
Diell