Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin, si edhe me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri të pasdites.
Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut e me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek. Në zonat luginore e në bregdet pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/sek. Valëzimi në det është i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
17/31
Diell
Kukës
14/29
Diell re
Lezhë
16/30
Diell
Dibër
13/29
Diell re
Durrës
18/30
Diell
Tiranë
20/31
Diell
Elbasan
19/32
Diell
Berat
17/32
Diell
Vlorë
19/31
Diell
Korçë
13/29
Diell re
Gjirokastër
13/32
Diell
Sarandë
18/30
Diell